Koha për Gjuhën Arabe
324 subscribers
39 photos
3 videos
10 links
Ky kanal synon, lehtësimin në kuptimin e disa rregullave bazë të gjuhës arabe për të pasur një lexim të saktë të saj e më pas për të bërë të mundur kuptimin drejtë të saj. Gjuha arabe si çdo gjuhë tjetër ka nevojë për shumë punë. “Përvishni mëngët!” 💪🏻
Download Telegram
Channel created
Channel photo updated
EsSelamu alejkum ue rrahmetullah!

Me lejen e Zotit, fillojmë sot me hedhjen e mësimeve bazë të Gjuhës Arabe, për joarabfolës!
Duke lutur Zotin të na japë sukses, shpresojmë që të përfitojnë të gjithë pjesëmarrëset/it në këtë kanal! Amiin

Mësimet do të hidhen çdo javë, ditë të Premte, InshaaAllah
BismiLah

Shkronjat në alfabetin e gjuhës arabe ndahen në hënore (kamerijeh) dhe diellore (shemsijeh),
kjo lidhet fort me shqiptimin e shkronjës lam (ل) tek nyjëza e trajtës së shquar të emrit (elif lam tearif, elif lami i trajtës së shquar), përkatësisht:
🌙Shkronjat Hënore 🌙
أ- الْأَخُ -vëllai
ب- الْبَابُ -dera
ج- الْجَنَّةُ -Xhenneti
ح -الْحَقُّ - e vërteta
خ- الْخَيْرُ - mirësia
ع- الْعَيْنُ- syu
غ-الْغَيْبُ- e fshehta
ف- الْفَأْرُ - miu
ق - الْقَمَرُ -hëna
ك- الْكِتَابُ - libri
م - الْمسْجِدُ- xhamia
ه- الْهَواءُ- ajri
و- الْوَرْدَةُ- trëndafili
ي - الْيَدُ- dora
☀️Shkronjat Diellore☀️
ت- التَّاجِرُ-tregtari
ث- الثَّوْبُ- rroba
د- الدُّكَّانُ- dyqani
ذ- الذَّيْلُ - bishti (kafshës)
ر - الرَّأْسُ- koka
ز- الزَّهْرَةُ- lulja
س - السَّيَّارَةُ - makina
ش - الشَّمْسُ - dielli
ص - الصَّيْدُ- gjueti
ض- الضَّرْبُ- goditja
ط - الطَّاوِلَةُ- tavolina
ظ- الظَّهْرُ- shpina, kurrizi
ل - اللَّيْلُ- nata
ن- النَّجْمُ- ylli
Vazhdon....

Këshillojmë, kopjimin në fletore të këtyre fjalëve dhe shqiptimi i tyre disa herë.