🌴 Dispozitat e kurbanit:
🔹 Kurbani është kafsha e therur prej bagëtive në ditët e Kurban Bajramit si adhurim për Allahun.
🔹 Allahu thotë në Kur'an: {Falu për Zotin tënd dhe therr kurban} [Keuther: 2]. Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se: "I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka bërë kurban dy deshë të bardhë me njolla të zeza dhe e pashë ta vendoste këmbën anash qafës së tyre, thoshte: Bismilah, Allahu ekber, i theri me dorën e tij" [Buhariu e Muslimi].
🔹 Shumica e dijetarëve janë të mendimit se kurbani është sunet i fortë; sipas hadithit profetik: "Kur të hyjë dhjetëditëshi, dhe dikush do që të therë kurban, mos të këpusë nga qimet dhe lëkura asgjë" [Muslimi].
🔹 Llojet e bagëtisë për kurban janë: delja, dhia, lopa dhe deveja.
Mosha më e pakët e bagëtisë që mjafton për bërjen e kurbanit është: gjashtë muaj për delen, nje vit për dhinë, dy vjet për lopën, pesë vjet për devenë.
🔹 Delja mjafton për një person, ose për një familje, ose për ata persona që do t'i bëjë pjesëtarë në kurban. Të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) i sollën një dash, e mori, e shtriu anash, e theri duke thënë: "Bismilah! O Allah! Pranoje prej Muhamedit, familjes së Muhamedit dhe ummetit të Muhamedit" [Muslimi].
Ndërsa lopa dhe deveja secila mjafton për shtatë veta. Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se: "Therëm kurbanet me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) vitin e Hudejbijes, deveja për shtatë vetë dhe lopa për shtatë vetë" [Muslimi].
🔹 Më e mira është therja e kurbanit nga vetë personi qe bën kurbanin, por nëse autorizon dikë tjetër lejohet, nuk ka problem.
🔹 Koha e bërjes së kurbanit fillon që pas namazit të Bajramit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Ai që e bën kurbanin para namazit e bën për veten e kush e bën pas namazit adhurimin e ka të plotë dhe ia qëllon sunetit të muslimanëve" [Buhariu e Muslimi].
🔹 Nëse kafsha është përcaktuar për kurban nuk lejohet të shitet apo dhurohet, por duhet të bëhet kurban patjetër.
🔹 Nuk lejohet që kasapit t'i jepet prej kurbanit si hak pune, por lejohet t'i dhurohet siç i dhurohet të tjerëve. 🔹 Është sunet të haet një e treta e kurbanit, të dhurohet një e treta dhe të jepet sadaka një e treta. Përcillet se ibnu Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) e urdhëroi të autorizuarin që e dërgoi me kurbanin që ta jepte sadaka një të tretën, ta hante një të tretën dhe t'ia dërgonte familjes së vëllait një të tretën [Abdurrezaku me zinxhir të mirë]. Nëse ha më tepër lejohet.
🔹 Lejohet ta përdorë lëkurën, por nuk lejohet ta shesë atë dhe asnjë pjesë tjetër, qoftë mish, lesh, etj.
🔹 Ai që do bëjë kurban për vete apo të tjerë nuk lejohet të shkurtojë apo këpusë qime të trupit dhe të presë thonjtë që kur hyn dhjetëditëshi i Dhul Hixhes e derisa të therrë kurbanin; sipas hadithit profetik: "Kush ka kafshë për kurban, dhe hyn hëna e Dhul Hixhes të mos heqë prej qimeve dhe thonjve asgjë derisa ta bëjë kurbanin" [Muslimi].
Ndërsa personat për të cilët do të therrë kurbanin, ose i autorizuari, nuk hyjnë në gjykimin e mësipërm.

❤1
Nëse ai që e ka të ndaluar i pret thonjtë ose heq qimet e trupit me harresë ose vetëdije duhet të pendohet tek Allahu dhe t'i kërkojë falje, por për këtë veprim nuk ka shpagim. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
✨ Disa dobi nga ky hadith:
1- Se uji i detit është i pastër, lejohet marrja e abdesit e gusulit me të dhe pastrimi prej pisllëqeve, dhe kjo gjë nuk kushtëzohet me raste domosdoshmërie, por lejohet në të gjitha rastet.
2- se ndryshimi i ujit për faktin se ka ndenjur për një kohë të gjatë në një vend, ose prej kripës, nuk e bën atë të papërdorshëm për pastrim, përderisa ai është ujë.
3- se kafsha e detit, nëse ngordh vetë pa therrje, lejohet të haet.
Vazhdon…
✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤4
🌴 Koha e duasë së pranuar ditën e Xhuma: Dijetarët kanë dhënë mendime për kohën e pranimit te duasë ditën e xhuma, mendimet më të forta janë dy:
🔸 1) koha nga ulja e hatibit në minber e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, siç ka ardhur ne Sahihun e Muslimit. Sipas kësaj bën dua pas ezanit te xhumasë deri pa filluar imami hytben, në pushimin mes dy hytbeve, gjatë namazit në sexhde, si dhe pas teshehudit para selamit.
🔸 2) koha nga ikindia ne aksham e sidimos pjesa kohore e fundit para akshamit. Fjala ساعة e ardhur ne hadith nuk ka të beje me 60 min e njohur sot, se atëherë nuk kanë qenë këto njësi matëse.
Në të gjitha kohët ditën e xhuma shpresohet pranimi i duasë, por në këto të dyja shpresohet më shumë.
Allahu e di me së miri. http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤5
🌹 Prej shkaqeve të suksesit 🌹
Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
💫 "Nëse përpiqet dhe i mbështetet Allahut të Lartësuar, shpesh bën istigfar dhe përpiqet, patjetër që Allahu do t'i japë prej mirësisë së Tij atë që nuk ia pret mendja.
Nëse sheh se nuk i zgjerohet gjoksi dhe se nuk ndjen ëmbëlsinë e besimit dhe dritën e udhëzimit, le të shtojë pendimin dhe istigfarin e të përpiqet sipas mundësisë, sepse Allahu thotë: {Ata që përpiqen për çështjen Tonë, sigurisht Ne do t'i udhëzojmë drejt udhëve Tona}.
📚 Fetaua ibnu Tejmije (11/390) http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤6👍1
🌴 Një hadith nga "Dyzetë hadithet" e imam Neueuiut
✨ Prej ibnu Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka përcjellë prej Zotit të tij të Lartësuar se ka thënë: "Allahu i ka shkruar të mirat dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar ato:
Ai që ka ndërmend të veprojë një të mirë, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes si një të mirë të plotë. Nëse ka ndërmend ta veprojë atë dhe e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishe të shumta. Nëse ka ndërmend të veprojë një të keqe, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë. E nëse e ka ndërmend dhe e vepron, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme" [Buhariu e Muslimi].
💫 Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë) thotë:
"Shiko o vëlla – Allahu na dhëntë sukses mua dhe ty – madhështinë e butësisë së Allahut të Lartësuar. Meditoji këto fjalë.
Fjala e Tij "pranë Vetes": tregon përkujdesjen për këtë.
Fjala e Tij "të plotë": tregon theksimin dhe përkujdesjen e madhe.
Ndërsa për të keqen që e sjell ndërmend e pastaj e lë, tha: "Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë" duke e theksuar me: "të plotë". E nëse e bën, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme, duke e theksuar pakësimin e saj me: "të vetme" dhe nuk e theksoi me fjalën: "të plotë".
Allahut i takon falënderimi dhe mirësia! I pa të meta është Ai! Ne nuk mund ta llogarisim falënderimin që Ai meriton! Me Allahun është suksesi!
📚 Dyzetë hadithet e Neueuiut http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

☘️ Prej ditëve më madhështore e me më shumë vlerë është dita e xhuma.
✨ Në Sahihun e Muslimit përcillet se ajo është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, ndaj duhet treguar kujdes për kohën e saj.
🌱 Prej suneteve të pëlqyeshme në të janë:
🍂 shtimi i duasë, veçanërisht që nga koha e hyrjes së hatibit e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, si dhe në fundin e kohës së xhumasë.
🍂 shtimi i namazit nafile para namazit të xhumasë.
💫 Ibnu Tejmije ka thënë:
"Prej sahabëve është përcjellur se kur vinin në xhami ditën e xhuma faleshin sa të mundnin që kur hynin; kishte që falnin dhjetë rekate, kishte që falnin dymbëdhjetë rekate, kishte prej tyre që falnin tetë rekate e kishte që falnin më pak se kaq".
📚 Mexhmuul fetaua (24/189)
✨ Në Sahihun e Buhariut përcillet thënia e tij (salallahu alejhi ue selem): "Kush lahet ditën e xhuma, pastrohet aq sa ka mundësi, më pas përdor vajra apo parfum, më pas shkon duke mos ndarë mes dy vetave, falet aq sa është shkruar për të, më pas kur del imami hesht, atij i falen gjynahet nga ajo xhuma deri në xhumanë tjetër". http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤3