🌴 Dispozita rreth Zekatit të Fitrit
🔸 Zekati i Fitrit i bëhet i detyrueshëm çdo muslimani që zotëron ushqim më tepër se nevojat e tij dhe të familjes për një ditë. Ndërsa nëse ka ushqim vetëm sa për plotësimin e nevojave të familjes së tij për një ditë nuk e ka të detyrueshëm nxjerrjen e zekatit të Fitrit.
🔸 Zekatin e Fitrit e jep kujdestari i familjes për veten dhe për të gjithë ata që i ka nën kujdestari, si: gruan, prindërit, fëmijët, motrën, vëllain.
🔸 Është e pëlqyeshme nxjerrja e Zekatit të Fitrit për fëmijën në barkun e nënës, por nuk është detyrë.
🔸 Nëse njeriu furnizohet me fëmijë para perëndimit të diellit të natës së Bajramit e ka të detyrueshëm nxjerrjen e Zekatit të Fitrit për të.
E gjithashtu nëse dikush e pranon Islamin para perëndimit të diellit të natës së Bajramit e ka të detyrueshëm nxjerrjen e Zekatit të Fitrit.
🔸 Koha e lejuar e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit është një ose dy ditë para Bajramit duke u bazuar në rrëfimin e ibnu Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se: "Ata e jepnin Zekatin e Fitrit një ose dy ditë para Bajramit".
Ndërsa koha e pëlqyeshme është sabahun e ditës së Bajramit para namazit të tij, duke u bazuar në rrëfimin e ibnu Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që Zekati i Fitrit të ndahet para daljes së njerëzve për faljen e namazit të Bajramit. Nuk lejohet ta vonojë nxjerrjen e tij pas namazit të Bajramit.
🔸 Masa e Zekatit matet me sa'in e Profetit (salallahu alejhi ue selem).
🔸 Sasia e detyrueshme për çdo musliman është një sa'a (njësi matëse vëllimi) i cili është afërsisht tre kile sipas komisionit të përhershëm të fetvave (Fetaua lexhne daime 2/371).
🔸 Ky Zekat i shpërndahet vetëm muslimanëve të varfër. Ibnul Kajjimi ka përmendur se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ia jepte të varfërve.
🔸 Llojet e prodhimeve që mund të nxirren për Zekat Fitri përfshijnë ato produkte që konsumohen më shumë nga banorët e vendit, si: gruri, misri, ose mielli i tyre, tërshëra, orizi, fasulet, thierzat, makaronat, etj.
🔸 Ky zekat mund të jepet nga vetë personi ose kujdestari.
🔸 Kush dëshiron të autorizojë dikë për blerjen e tij dhe shpërndarjen tek të varfërit kjo është e lejuar.
Autorizimi mund të bëhet ditë përpara, ndërsa shpërndarja tek të varfërit bëhet në ditët e caktuara të lartpërmendura.
✍🏼 Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit:
http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤2👍1
🌴 Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit
🔹 Nga ditët më të mira që pëlqehen të agjërohen janë gjashtë ditët e muajit Sheual, së bashku ose të ndara pas plotësimit të agjërimit të muajit Ramazan; ✨ sipas hadithit profetik: "Ai që agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Sheualit, është si agjërimi i gjithë vitit" [Muslimi] ✨ dhe hadithit të Thu'banit se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Agjërimi i një muaji ka shpërblimin e agjërimit të dhjetë muajve dhe agjërimi i gjashtë ditëve pas tyre ka shpërblimin e dy muajve. Ky është plotësimi i agjërimit të vitit" [hadith i saktë].
📚 Lehtësimi i fikhut, pr. dr. Abdullah Xhibrin, 7/533 ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

👍1
☘️ Çfarë urtësie fshihet pas agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit?
💫 Ibnu Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Përsëritja e agjërimit pas Ramazanit ka dobi të shumta:
🍂 prej tyre: se agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit pas Ramazanit plotëson shpërblimin e të gjithë vitit.
🍂 prej tyre: se agjërimi në Sheual dhe Shaban janë si namazet sunete para dhe pas namazeve farz, në këtë mënyrë plotësohet ndonjë defekt apo e metë që ndodh në farz, sepse farzet rregullohen dhe plotësohen me nafilet Ditën e Kijametit.
🍂 prej tyre: se vazhdimi i agjërimit pas agjërimit të Ramazanit është shenjë e pranimit të agjërimit të Ramazanit, Allahu nëse e pranon punën e robit ia lehtëson punën e mirë më pas, sikur disa kanë thënë: Shpërblimi i të mirës është e mira pas saj.
🍂 prej tyre: se agjërimi i Ramazanit e detyron faljen e gjynaheve të mëparshme, sikurse agjëruesve të Ramazanit u jepen shpërblimet ditën e Bajramit, kështu që vazhdimi i agjërimit pas Bajramit është falënderim për këtë mirësi, sepse nuk ka mirësi më të madhe sesa falja e gjynaheve.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) falej natën derisa i enjteshin këmbët, i thonin: A po vepron kështu, ndërkohë që Allahu t'i ka falur gjynahet e mëparme e të pastajme? Thoshte: "A të mos jem rob falënderues?!".
Pra, prej falënderimit që njeriu i shpreh Zotit që e ndihmoi dhe ia lehtësoi agjërimin e Ramazanit, ia fali gjynahet, është të agjërojë për Të pas kësaj.
📚 Lataifu el mearif (fq 219) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Gjykimi rreth agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit përpara agjërimit kaza:
🔸 Kjo çështje ka të bëjë me ata persona të cilët nuk kanë agjëruar disa ditë nga Ramazani për arsye të ndryshme, si: udhëtim, sëmundje, gratë gjatë ciklit mujor, etj.
Këta njerëz që kanë për të agjëruar disa ditë farz kaza, a mund të agjërojnë në fillim pas Ramazanit gjashtë ditët e Sheualit i cili është agjërim i pëlqyeshëm, apo duhet të agjërojnë agjërimin kaza që është farz e pastaj gjashtë ditët e Sheualit, në mënyrë që të arrijnë shpërblimin e ardhur në hadithin tek "Sahihu" i Muslimit: "Kush agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Sheualit, është si të agjërojë gjithë vitin"?
Dijetarët kanë dhënë dy mendime:
I pari: Se kjo mirësi arrihet edhe nëse agjërohen gjashtë ditë të Sheualit para kazasë:
🔹 sepse Allahu i Lartësuar thotë: {E kush prej jush është i sëmurë apo në udhëtim, atëherë le të agjërojë ditë të tjera} dhe kjo është e pakufizuar.
🔹 fjala e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj): "Më mbeteshin ditë nga Ramazani për t'i agjëruar dhe nuk mund t'i agjëroja vetëm se në muajin Sha'ban, për shkak të preokupimit për të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem) [transmeton Buhariu dhe Muslimi]. Pra meqënëse Aisheja e vononte agjërimin kaza deri në muajin Sha'ban, ndërkohë që pas tij vjen muaji Ramazan, a mund të mendohet se ajo nuk agjëronte asnjë agjërim nafile para ditëve kaza, si gjashtë ditët e Sheualit, ditën e Arafatit, ditën e Ashuras, të hënën dhe të enjten, tre ditë nga muaji, etj?!
🔹 sepse ai që e ka prishur agjërimin gjatë Ramazanit me arsye quhet që e ka agjëruar Ramazanin dhe nëse agjëron gjashtë ditët e Sheualit para agjërimit kaza e arrin në këtë mënyrë shpërblimin e ardhur në hadith.
I dyti: Se ky shpërblim arrihet vetëm nëse agjëron në fillim ditët kaza:
🔹 sepse i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kush agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Sheualit, është si të agjërojë gjithë vitin" dhe agjërimi i Ramazanit realizohet me plotësimin e të gjitha ditëve të tij.
Gjithsesi më e mira është që muslimani a muslimania të fillojnë me agjërimin kaza e më pas me ditët e Sheualit.
Allahu e di më së miri. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Mendimet që i vijnë njeriut
✨ Prej ibnu Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka përcjellë prej Zotit të tij të Lartësuar se ka thënë: "Allahu i ka shkruar të mirat dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar ato: Ai që ka ndërmend të veprojë një të mirë, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes si një të mirë të plotë. Nëse ka ndërmend ta veprojë atë dhe e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishe të shumta. Nëse ka ndërmend të veprojë një të keqe, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë. E nëse e ka ndërmend dhe e vepron, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme" [Buhariu e Muslimi]. 📌 Robi është në katër gjendje mes të mirës dhe të keqes:
🔹 Gjendja e parë: E sjell ndër mend të mirën, por nuk e vepron. Allahu ia shkruan si një të mirë të plotë. Kjo është mirësi e Allahut për ne.
🔹 Gjendja e dytë: E ka të mirën ndërmend dhe e vepron. Allahu ia shkruan si dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, madje dhe më tepër. Shkaku i shumëfishimit është përkryerja e punëve; ai që e ka Islamin më të përsosur i shtohen më shumë shpërblimet. Njerëzit janë të ndryshëm në lidhje me shumëfishimin e të mirave, në bazë të dallimit mes tyre për gradat që zënë në fe.
🔹 Gjendja e tretë: E sjell ndërmend të keqen dhe e vepron. I shkruhet një e keqe e vetme pa shumëfishim. E keqja nuk i shumëfishohet në sasi, por mund t'i shumëfishohet në mënyrë, për shkak të pozitës së vepruesit, vendit, apo kohës; p.sh: shikimi i ndaluar në vendin e shenjtë është e keqe më e madhe se shikimi i ndaluar që ndodh në një vend tjetër.
🔹 Gjendja e katërt: E sjell ndërmend të keqen, por pastaj nuk e vepron. Kjo gjendje pikërisht është vend i dhënies së mendimeve të dijetarëve. Lënia e veprimit të të keqes bëhet:
🔸 E para: Për një arsye të çfarëdoshme:
1- Të jetë arsyeja frika ndaj Allahut; i shkruhet si e mirë.
2- Të jetë arsyeja droja ndaj krijesave apo hipokrizia; për këtë merret në përgjegjësi.
3- Të jetë arsyeja paaftësia për kryerjen e të keqes duke i kryer sebepet; merret në përgjegjësi sikur e ka vepruar dhe i shkruhet si e keqe.
💥 Shembull: Do që të vjedhë në një shtëpi; futet në të fshehurazi nga sipër murit, pastaj kur arrin te dera për të dalë nuk i hapet dhe mbetet aty gjithë natën. Frikësohet se do të zbulohet dhe del andej nga hyri. Ky konsiderohet sikur e ka kryer vjedhjen.
🔸 E dyta: Lënia e të keqes pa patur arsye:
1- E sjell ndërmend të keqen, por ky mendim nuk zë vend në zemër, e lufton dhe e largon. Kjo i falet dhe i shkruhet si e mirë.
2- E sjell ndërmend të keqen me vendosmëri dhe këmbëngulje. Ky mendim përmban vullnet dhe dëshirë të shoqëruar me mundësinë e veprimit:
- Nëse janë punë zemre, si: dyshimi në njësimin e Zotit, mendjemadhësia, vetëpëlqimi, këto lënë gjurmë dhe merret në përgjegjësi për to.
- Nëse janë punë gjymtyrësh dhe zemra ka vendosmëri për t'i vepruar, por nuk shfaqen në vepra, për këto shumica e dijetarëve mendojnë se ai merret në përgjegjësi gjithashtu.
📚 Shpjegimi i dyzetë haditheve, shejh Salih Usejmi http://telegram.me/Dobifikh

❤1
🌴 Suksesi i udhëzimit
✨ Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e vizitoi. Tek ai ishin prezentë Abdullah ibnu ebi Umeje dhe ebu Xhehli. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) i tha: "O xhaxhai im! Thuaj LA ILAHE IL-LALLAH, fjalë të cilën të ta përmend si argument tek Allahu". Ata të dy i thanë: "A po e braktis fenë e Abdumutalibit?" Profeti (salallahu alejhi ue selem) ia përsëriti fjalën dhe ata përsëritën fjalët e tyre. Fjala e fundit që tha ishte se mbeti në fenë e Abdulmutalibit, duke refuzuar të thoshte LA ILAHE IL-LALLAH.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha: "Do të kërkoj falje për ty përderisa nuk do të ndalohem". Por Allahu Az-ze ue Xhel-le zbriti: {Nuk është e drejtë për Profetin dhe besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërm të tyre} [Buhariu e Muslimi].
🌿 Profetët dhe të gjithë njerëzit thërrasin për nga e vërteta, orientojnë për tek ajo. Ata nuk e kanë në dorë suksesin e udhëzimit, të cilin e zotëron vetëm Allahu.
🍂 Ndaj ta lusim Zotin tonë të na udhëzojë, të na mbajë në udhëzim deri në vdekje, si dhe krahas kësaj lutje t'i veprojmë shkaqet që sjellin udhëzimin. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

✍1
🌴 Moskalimi i kufirit në dua
🔸 Pyetje e ardhur në adresën e Dobifikh: Cili është kuptimi i tejkalimit të cakut në dua dhe çfarë dëmi ka kjo nëse ekziston?
🔹 Përgjigje: Falënderimi është për Allahun, lavdërimi, shpëtimi e paqja e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed.
Duaja është një nga format më të mira dhe madhështore të adhurimit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Duaja është adhurim", pastaj lexoi: {Zoti juaj ka thënë: Mu lutni Mua t'ju përgjigjem. Ata të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj adhurimit Tim do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar} [hadith i saktë].
Por duaja ka etikën e saj dhe disa rregulla, prej të cilave është moskalimi i cakut në dua, që do të thotë: të mos tejkalohen kufinjtë e vendosura prej Allahut gjatë bërjes së duasë. Ibnul Kajimi ka thënë: "Çdo lutje që kundërshton Urtësinë e Allahut, apo përmban të kundërtën e fesë dhe çështjes së Tij, apo përmban të kundërtën e asaj me të cilën ka lajmëruar, ajo është tejkalim që Allahu nuk e do atë dhe atë që lutet" [Bedaiu el feuaid].
Në hadithin e saktë përcillet se Abdullah ibnu Mugaffel dëgjoi djalin e tij që po thoshte: "O Allah, të kërkoj kështjellën e bardhë në të djathtë të Xhenetit nëse hyj në të". I tha: "Djalosh! Kërkoji Allahut Xhenetin dhe kërko mbrojte tek Ai prej zjarrit, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Do të ketë në ummetin tim njerëz që e tejkalojnë cakun në pastrim dhe dua".
Ky tejkalim i cakut në dua shfaqet në forma të ndryshme, herë shfaqet në mënyrën e kryerjes së duasë e herë tjetër në shprehjet e fjalët e përdorura, prej tyre: ta lusë Allahun e Lartësuar për atë që nuk lejohet fetarisht, siç është: bërja e gjynaheve, ndërprerja e lidhjeve farefisnore, ose të kërkojë që Zoti ta shkatërrojë filanin apo pasurinë e tij në mënyrë të padrejtë, etj. Ose të kërkojë diçka që është në kundërshtim me ligjet fizike që Allahu ka vendosur në jetën e kësaj bote, si psh: të kërkojë që të jetë i pavdekshëm. Disa dijetarë kanë futur në këtë tejkalim ngritjen e zërit atëherë kur nuk ngrihet zëri në dua, si psh: në sexhde, mes dy sexhdeve, në fund të etehijatit, etj. Allahu i Lartësuar thotë: {Lutjuni Zotit tuaj të përulur dhe me zë të ulët. Ai nuk i do ata që e tejkalojnë cakun}. Nga format më të rrezikshme që janë pjesë e tejkalimit te kufinjve në dua është që ajo të përmbajë shirk.
Shejhul Islam ibnu Tejmije ka thënë: "Kalimi i kufinjve në dua ndonjëherë bëhet duke kërkuar atë që nuk i lejohet ta kërkojë siç është ndihma për të arritur të ndaluarat, ndonjëherë duke kërkuar atë që Allahu nuk e bën, si psh: të kërkojë të jetë i pavdekshëm deri në Ditën e Kijametit, apo të kërkojë t'ia heqë ato gjëra që njerëzit i kanë të domosdoshme si ngrënia e pirja, apo të kërkojë që t'ia shfaqë të fshehtën, apo ta bëjë të pagabueshëm, apo t'i japë fëmijë pa patur grua, e të tjera si këto lutja për të cilat është tejkalim që Allahu nuk e do" [Mexhmuu el fetaua]. http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis

👍5❤1
🌴 Një hadith nga "Dyzetë hadithet" e imam Neueuiut
✨ Prej ibnu Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka përcjellë prej Zotit të tij të Lartësuar se ka thënë: "Allahu i ka shkruar të mirat dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar ato:
Ai që ka ndërmend të veprojë një të mirë, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes si një të mirë të plotë. Nëse ka ndërmend ta veprojë atë dhe e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishe të shumta. Nëse ka ndërmend të veprojë një të keqe, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë. E nëse e ka ndërmend dhe e vepron, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme" [Buhariu e Muslimi].
💫 Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë) thotë:
"Shiko o vëlla – Allahu na dhëntë sukses mua dhe ty – madhështinë e butësisë së Allahut të Lartësuar. Meditoji këto fjalë.
Fjala e Tij "pranë Vetes": tregon përkujdesjen për këtë.
Fjala e Tij "të plotë": tregon theksimin dhe përkujdesjen e madhe.
Ndërsa për të keqen që e sjell ndërmend e pastaj e lë, tha: "Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë" duke e theksuar me: "të plotë". E nëse e bën, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme, duke e theksuar pakësimin e saj me: "të vetme" dhe nuk e theksoi me fjalën: "të plotë".
Allahut i takon falënderimi dhe mirësia! I pa të meta është Ai! Ne nuk mund ta llogarisim falënderimin që Ai meriton! Me Allahun është suksesi!
📚 Dyzetë hadithet e Neueuiut http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤4
🌴 Dispozitat e kurbanit:
🔹 Kurbani është kafsha e therur prej bagëtive në ditët e Kurban Bajramit si adhurim për Allahun.
🔹 Allahu thotë në Kur'an: {Falu për Zotin tënd dhe therr kurban} [Keuther: 2]. Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se: "I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka bërë kurban dy deshë të bardhë me njolla të zeza dhe e pashë ta vendoste këmbën anash qafës së tyre, thoshte: Bismilah, Allahu ekber, i theri me dorën e tij" [Buhariu e Muslimi].
🔹 Shumica e dijetarëve janë të mendimit se kurbani është sunet i fortë; sipas hadithit profetik: "Kur të hyjë dhjetëditëshi, dhe dikush do që të therë kurban, mos të këpusë nga qimet dhe lëkura asgjë" [Muslimi].
🔹 Llojet e bagëtisë për kurban janë: delja, dhia, lopa dhe deveja.
Mosha më e pakët e bagëtisë që mjafton për bërjen e kurbanit është: gjashtë muaj për delen, nje vit për dhinë, dy vjet për lopën, pesë vjet për devenë.
🔹 Delja mjafton për një person, ose për një familje, ose për ata persona që do t'i bëjë pjesëtarë në kurban. Të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) i sollën një dash, e mori, e shtriu anash, e theri duke thënë: "Bismilah! O Allah! Pranoje prej Muhamedit, familjes së Muhamedit dhe ummetit të Muhamedit" [Muslimi].
Ndërsa lopa dhe deveja secila mjafton për shtatë veta. Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se: "Therëm kurbanet me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) vitin e Hudejbijes, deveja për shtatë vetë dhe lopa për shtatë vetë" [Muslimi].
🔹 Më e mira është therja e kurbanit nga vetë personi qe bën kurbanin, por nëse autorizon dikë tjetër lejohet, nuk ka problem.
🔹 Koha e bërjes së kurbanit fillon që pas namazit të Bajramit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Ai që e bën kurbanin para namazit e bën për veten e kush e bën pas namazit adhurimin e ka të plotë dhe ia qëllon sunetit të muslimanëve" [Buhariu e Muslimi].
🔹 Nëse kafsha është përcaktuar për kurban nuk lejohet të shitet apo dhurohet, por duhet të bëhet kurban patjetër.
🔹 Nuk lejohet që kasapit t'i jepet prej kurbanit si hak pune, por lejohet t'i dhurohet siç i dhurohet të tjerëve. 🔹 Është sunet të haet një e treta e kurbanit, të dhurohet një e treta dhe të jepet sadaka një e treta. Përcillet se ibnu Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) e urdhëroi të autorizuarin që e dërgoi me kurbanin që ta jepte sadaka një të tretën, ta hante një të tretën dhe t'ia dërgonte familjes së vëllait një të tretën [Abdurrezaku me zinxhir të mirë]. Nëse ha më tepër lejohet.
🔹 Lejohet ta përdorë lëkurën, por nuk lejohet ta shesë atë dhe asnjë pjesë tjetër, qoftë mish, lesh, etj.
🔹 Ai që do bëjë kurban për vete apo të tjerë nuk lejohet të shkurtojë apo këpusë qime të trupit dhe të presë thonjtë që kur hyn dhjetëditëshi i Dhul Hixhes e derisa të therrë kurbanin; sipas hadithit profetik: "Kush ka kafshë për kurban, dhe hyn hëna e Dhul Hixhes të mos heqë prej qimeve dhe thonjve asgjë derisa ta bëjë kurbanin" [Muslimi].
Ndërsa personat për të cilët do të therrë kurbanin, ose i autorizuari, nuk hyjnë në gjykimin e mësipërm.

Nëse ai që e ka të ndaluar i pret thonjtë ose heq qimet e trupit me harresë ose vetëdije duhet të pendohet tek Allahu dhe t'i kërkojë falje, por për këtë veprim nuk ka shpagim. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
✨ Disa dobi nga ky hadith:
1- Se uji i detit është i pastër, lejohet marrja e abdesit e gusulit me të dhe pastrimi prej pisllëqeve, dhe kjo gjë nuk kushtëzohet me raste domosdoshmërie, por lejohet në të gjitha rastet.
2- se ndryshimi i ujit për faktin se ka ndenjur për një kohë të gjatë në një vend, ose prej kripës, nuk e bën atë të papërdorshëm për pastrim, përderisa ai është ujë.
3- se kafsha e detit, nëse ngordh vetë pa therrje, lejohet të haet.
Vazhdon…
✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Koha e duasë së pranuar ditën e Xhuma: Dijetarët kanë dhënë mendime për kohën e pranimit te duasë ditën e xhuma, mendimet më të forta janë dy:
🔸 1) koha nga ulja e hatibit në minber e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, siç ka ardhur ne Sahihun e Muslimit. Sipas kësaj bën dua pas ezanit te xhumasë deri pa filluar imami hytben, në pushimin mes dy hytbeve, gjatë namazit në sexhde, si dhe pas teshehudit para selamit.
🔸 2) koha nga ikindia ne aksham e sidimos pjesa kohore e fundit para akshamit. Fjala ساعة e ardhur ne hadith nuk ka të beje me 60 min e njohur sot, se atëherë nuk kanë qenë këto njësi matëse.
Në të gjitha kohët ditën e xhuma shpresohet pranimi i duasë, por në këto të dyja shpresohet më shumë.
Allahu e di me së miri. http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤5
🌹 Prej shkaqeve të suksesit 🌹
Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
💫 "Nëse përpiqet dhe i mbështetet Allahut të Lartësuar, shpesh bën istigfar dhe përpiqet, patjetër që Allahu do t'i japë prej mirësisë së Tij atë që nuk ia pret mendja.
Nëse sheh se nuk i zgjerohet gjoksi dhe se nuk ndjen ëmbëlsinë e besimit dhe dritën e udhëzimit, le të shtojë pendimin dhe istigfarin e të përpiqet sipas mundësisë, sepse Allahu thotë: {Ata që përpiqen për çështjen Tonë, sigurisht Ne do t'i udhëzojmë drejt udhëve Tona}.
📚 Fetaua ibnu Tejmije (11/390) http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

❤6👍1